E FUNDIT / Manastiri i Shën Prodhomit fillon nga restaurimi
- Korca Boom
- Jul 27, 2023
- 1 min read
Më së fundi edhe Manstiri i Shën Podhromit në Voskopojë ka ndjerë dorën e restaurimit. Në fakt ishte bërë shqetësuese situata e çatisë së kishës dhe kërrkohej ndëhyrje pasi lagështira kishte hyrë në brendësi dhe rezikoheshin pikturat qindra vjeçare.
Një fond prej afro 3 milion lek të rinj është menduar të bëhet rikonstruksioni i çatisë që akoma ruan identitetin e mbuluar me plloça.
Ky manastir është ndërtuar në vitin 1632 dhe u pikturua në vitin 1659, pra afro 27 vjet pasi përfundoi së ndërtuari. Ky kompleks përmban kishën dhe dy ambjente ndihmëse.
Afresket e kishës janë në gjendje të mirë dhe janë punuar me përbërës hekuri dhe kalciumi. Në kishën e ketij manastiri kishte dorëshkrime dhe mbishkrime por që janë dëmtuar.


