E FUNDIT: Ndryshon starti i superligës, fillon më…!
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Disa orë më parë portali ynë ka bërë të ditur se superliga shqiptare e këtij viti pra 2023-2024 mund të shtyhej dhe kjo ka ndodhur.
Ka qenë kërkesa e shumicës së klubeve të superligës që kanë bërë prej ditësh një kërkesë të tillë dhe tashmë është zyrtarizuar që superliga do të shtyhet.
Nga 19 gushti që ishte për të startuar, superliga do të shtyhet edhe me një javë tjetër dhe do të startojë të shtunën e 26 gushtit.
Sigurisht që një lajm i tillë është në të mirë të Skënderbeut, pasi stafi teknik ka kohë të punojë më shumë me grupin dhe me lojtarët që akoma nuk janë në formën e tyre optimale.
Me pak fjalë, duhet të presim 26 gushtin, ditë kur do të startojë superliga e re e këtij sezoni.
