top of page

E FUNDIT nga Skënderbeu/ E ardhmja e Marko Ramos e paqartë. Çfarë pritet të ndodhë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 27
  • 1 min read

Mbrojtësi brazilian i Skënderbeut, Marko Ramos ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij në skuadrën korçare. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë deklaruar pak ditë më parë se lojtari do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm, vetë Ramos duket se nuk ka konfirmuar ende rikthimin e tij në Shqipëri.


Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar së fundmi, braziliani ka bërë të ditur se po stërvitet individualisht në vendlindje, në pritje të një vendimi final. Ai nuk ka dhënë ndonjë afat të qartë se kur – ose nëse – do të rikthehet për t’u bashkuar me ekipin në përgatitjet për sezonin e ri.


Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje rreth rolit të tij në formacionin e Skënderbeut dhe planifikimeve të trajnerit për repartin e mbrojtjes. Mbetet për t’u parë nëse Ramos do të vazhdojë aventurën me bardhekuqtë apo do të ndërpresë përfundimisht bashkëpunimin.


Klubi korçar ndërkohë pritet të marrë një qëndrim më të qartë në ditët në vijim, nëse situata nuk zgjidhet në kohë.


“KORÇA BOOM”


bottom of page