E FUNDIT: Për brazilianin Juri Merlim vendoset të hënë…!
- Korca Boom
- Jul 16, 2023
- 1 min read
Për mesfushorin brazilian Juri Merlim përgjigja përfundimtare do të jetet vetëm ditën e hënë, pra nesër.
Ky është lajmi më i fundit që mësohet nga “Korça Boom” dhe tashmë mbetet që nga ora në orë të mësohet verdikti final për lojtarin në fjalë.
Mesfushori brazilian që ka qenë pjesë e Flamurtarit në sezonin e fundit pëlqehet nga korçarët, të cilët janë në pritje të përgjigjes përfundimtare, por që duhet pritur e hëna për ta parë nëse do të vishet apo jo bardhekuq.
Nëse Merlim pranon të vishet bardhekuq, sigurisht që është një forcë më shumë, pasi dihet që mesfusha në qendër të saj ka mbetur “bosh” aq më tepër që edhe Junior Moraes ka ditë që është mësuar që nuk vjen.
Do të kemi ndërrim kokë më kokë, brazilian për brazilian, Moraes-Merlim, apo jo? Dihet pritur edhe pak…
