top of page

E FUNDIT/ Pogradeci-Skënderbeu ditën e mërkurë. Mësoni orarin kur starton miqësorja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4
  • 1 min read

Updated: Aug 5

Për Skënderbeun erdhi momenti që të testojë veten në miqësoren e tretë të kësaj faze përgatitore verore, teksa ditën e mërkurë në datën 6 gusht do të udhëtojë pak kilometra, ku e pret Pogradeci dhe kjo do të jetë përballja e “derbit” juglindor.


Pogradeci-Skënderbeu luhet në stadiumin “Gjorgj Kyçyku” dhe do të startojë në orën 17:30. Është zgjedhur ky orar pasi dihet që stadiumi liqenor nuk ka drita dhe është ora e përshtatshme për një ndeshje testi mes dy ekipeve që do të luajnë së bashku sezonin e ri në kategorinë e parë.


Në ndeshjen e parë miqësore kujtojmë që Skënderbeu humbi thellë 0-4 me Strugën. Në të dytën Skënderbeu bëri autokritikë dhe fitoi 3-1 ndaj Besës, me tre golat e fitores të korçarëve në pjesën e dytë.


Kjo është ndeshja e tretë miqësore dhe sigurisht që “derbi” juglindor pavarësisht se është thjesht një ndeshje miqësore pritet të ketë interes edhe për tifozët në shkallet e stadiumit.


Me pak fjalë të mërkurën e 6 gushtit, Pogradeci-Skënderbeu në qytetin e liqenit është miqësorja që do të startojë në orën 17:30.

 

Ndeshjet miqësore të zyrtarizuara deri tani:


Skënderbeu-Struga          0-4

Shënues: Basiru Kompaore 18′, 20′, 38′, Dumfur 30′ (autogol)


Skënderbeu-Besa             3-1

Shënues: Ukiçi 53’, Tayo 67’, Gjini 90’/ Çinedu 18’


6 gusht          Pogradeci-Skënderbeu ORA 17:30


9 gusht          Skënderbeu-Vora


12 gusht       Skënderbeu-Luftëtari


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page