top of page

E FUNDIT: Randi pas dy ditësh mbërrin te Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që mbrëmë vonë në qytetin juglindor mbërriti sulmuesi Zhordan Fleçer, tashmë pritet të mbërrijë edhe Randi Dumfur. Mbrojtësi i Skënderbeut ishte problem në ardhje për shkak të vizës dhe tashmë ka përfunduar edhe aventura e tij.

Burime pranë “Korça Boom” bëjnë me dije se Randi do të mbërrijë e shumta deri ditën e dielë dhe më pas do të bashkohet me skuadrën.

Një lajm i tillë konfirmohet edhe nga drejtuesit e klubit dhe padiskutim që edhe Randi mezi pritet të mbërrijë, për vetë faktin se do të jetë titullar në superligë me Skënderbeun.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç, me shumë mundësi do ta rreshtojë Randin në mesin e fushës edhe pse ka luajtur në mbrojtje. Kjo do të ndodhë për vetë faktin se Randi ka aftësi shumë të mira dhe këtë rol e ka natyral, pra mesin e fushës.

Me mbërritjen e tij në fundjavë do të shikohet forma e Randit dhe qysh në ndeshjen e parë ndaj Egnatias mendohet të jetë në fushën e lojës. Sipas stafit teknik Randi ka zhvilluar stërvitje individuale në vendlindje dhe pritet të jetë në formën e duhur sportive.



bottom of page