top of page

E FUNDIT/ Rikthehet Skënderbeu-Pogradeci. Ja kur luhet miqësorja e “derbit” juglindor!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 10
  • 1 min read

Skënderbeu pritet që pas mesit të korrikut të startojë edhe ndeshjet miqësore, ku janë planifikuar disa të tilla. Përballjet do të jenë me Strguën, Besën dhe skuadra të tjera, ndeshje të cilat janë planfikuar tashmë, por në këto momente portali ynë mëson lajmin e ndeshjes miqësore “derbi”, asaj mes Skënderbeut dhe Pogradecit.


Sipas drejtuesve të klubit kjo miqësore është planifikuar të zhvillohet më 6 gusht dhe është planifikuar të luhet në stadiumin “Gjorgj Kyçyku” të Pogradecit.


Sigurisht që një test i tillë gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, pasi përballjet me liqenorët, gjithmonë kanë ngjallur interes të madh te tifozët dhe tashmë Pogradeci-Skënderbeu mezi pritet të shijohet në datën 6 gusht në miqësore dhe, sigurisht që interes më të madh do të ketë në ndeshjet zyrtare, pasi të dyja skuadrat luajnë në kategorinë e parë.


Objektivi i korçarëve dhe i pogradecarëve në këtë sezon të ri do të jetë ngjitja në superligë dhe prandaj kategoria e parë e këtij sezoni do të jetë më shumë se e fortë, pasi përveç tyre janë edhe ekipe të tjera si, Besa, apo Laçi që kanë objektiva po kaq madhore.


Në këtë mënyrë Pogradeci-Skënderbeu do të jetë përballja e 6 gushtit, një ndeshje që edhe pse miqësore nuk duhet humbur.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page