top of page

E FUNDIT: Ronaldo Shani ja pse u largua nga Skënderbeu…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 7, 2023
  • 1 min read

Vetëm disa ditë zgjati prova e Ronaldo Shani. Sulmuesi 21-vjeçar që erdhi nga Greqia sërish është kthyer andej nga erdhi.

Arsyeja nuk është aq madhore sa duhet të themi që nuk e kaloi provën, por sulmuesi në fjalë ishte në moshë të re dhe nuk ka më vend për lojtarë të rinj te Skënderbeu.

Sulmuesi Ronaldo Shani ka luajtur me Thesprotos në kryeqytetin grek Athinë, ndërkohë që erdhi të provohej te skuadra bardhekuqe në këto momente, që duket se ishte edhe më i papërshtatshmi, për vetë faktin se superliga është në prag. Shani ka dalë nga akademia e Atromitos, por që nuk ka më vend te Skënderbeu.

Në këtë mënyrë mbyllet aventura e sulmuesit, që sipas stafit ka qenë lojtar me të ardhme, por Skënderbeu nuk ka më vend për të tjerë lojtarë me moshë të vogël, pasi të tillë ka plot në skuadër.



bottom of page