E FUNDIT: Skënderbeu luan edhe një miqësore të fundit me skuadrën e superligës në datën…!
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Bardhekuqtë nuk i mbyllin me miqësoren ndaj Flamurtarit testet e përgatitjeve të kësaj faze përgatitore.
Burime pranë klubit bardhekuq për portalin tonë mësojnë se në datat 12 apo 13 gusht, do të luhet edhe një tjetër miqësore, por këtë herë patjetër ndaj një ekipi që luan në superligë këtë sezon.
Kjo do të thotë që një nga 9 ekipet e tjera që do të përballen me Skënderbeun në superligën 2023-2024, është zgjedhja që do të bëjë trajneri Ivan Gvozdenoviç për t'u përballur fundjavën e ardhshme.
Madje njëshi i stolit bardhekuq ka kërkuar me ngulm për kundërshtarin e së shtunës apo të dielës së ardhshme dhe kjo lidhet me atë, për të parë më qartë formën e skuadrës së tij, fiks një javë përpara startit, pasi dihet që superliga starton më 19 gusht.
Vetëm nëse nuk gjendet kundërshtar superlige dhe do të jetë e pamundur, atëherë do të luhet miqësorja e fundit me një ekip tjetër jashtë dëshirave të Skënderbeut, por që duhet të luhet patjetër.
