E FUNDIT / Skënderbeu pret “goditjen” finale, afrikan për sulmin…
- Korca Boom
- Aug 1, 2023
- 1 min read
Ndërkohë që Mensah nuk vjen te Skënderbeu, pas problemeve që ka me klubin e kuq dhe operacionin që zhvilloi së fundi, korçarët po lëvizin shumë për sulmin.
Orët e fundit kanë qenë me zhvillime të shumta në kampin bardhekuq, pasi presidenti Ardjan Takaj dhe stafi i tij janë duke vëzhguar me një sulmues për të zëvendësuar mosardhjen e Alfred Mensah.
Bisedimet janë në gradën e fundit, madje është arritur edhe akordi me një sulmues të ri nga Afrika, por që pritet përgjigjia përfundimtare që më pas klubi bardhekuq ta bëjë të ditur edhe për mediat.
Në këtë mënyrë, me afrikanin në maje të sulmit që do t’i bashkohet xhamajkanit Zhordan Fleçer që pritet të vijë edhe ai, do të jenë dyshja e sulmit të Skënderbeut për superligën e re 2023-2024.
