top of page

E FUNDIT/ Tundohet Skënderbeu, vijnë ofertat e para. Mësoni emrat!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 3
  • 1 min read

Skuadra korçare ka dhënë garanci se grupi do të qëndrojë ashtu siç është në këto momente, me përjashtim të largimeve që tashmë janë bërë zyrtare.


Por, edhe pse nuk arriti të mbijetojë në Superligë, kjo nuk do të thotë se nuk ka futbollistë që nuk përbëjnë interes për ekipet e tjera – përkundrazi, janë të shumtë.


Siç është mësuar nga burime të sigurta, që janë në kufijtë e zyrtarizimit, janë tre futbollistë që në këto momente kanë marrë oferta, të cilat i janë përcjellë edhe drejtuesve të klubit korçar.


Pritet që së shpejti të zyrtarizohen bashkë me shumat përkatëse.


Konkretisht, mësohet se ka interes për Marko Alia, Paulo Estrela dhe Bismark. Drejtuesit nuk kanë qenë indiferentë ndaj këtyre ofertave, por qëndrojnë në pozicionin e tyre: Nëse ofertat janë të favorshme nga ana financiare, atëherë do të merren në konsideratë.


Ende nuk ka një vendim përfundimtar. Natyrisht, jemi në periudhën e merkatos dhe çdo klub synon të përfitojë sa më shumë nga futbollistët që posedon. Kjo është normale, pasi arka e klubit për sezonin e ri ka nevojë të jetë sa më e mbushur nga ana financiare.


“KORÇA BOOM”





bottom of page