top of page

E FUNDIT/ Vajzat ndodhen në spitalin e Prrenjasit. Autobusi tjetër mbërrin për të marrë grupin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 26
  • 1 min read

Lajmi i fundit që vjen nga aksidenti i vajzave të volejbollit të Skënderbeut që pësuan aksident në Qafë Thanë, vjen më shumë se i mirë. Nuk ka asnjëra nga vajzat probleme madhore, por vetëm gjëra të vogla dhe kjo na qetëson të gjithëve.


Sipas informacioneve më të fundit, tre vajza ndodhen aktualisht në spitalin e Prrenjasit dhe po marrin ndihmën mjekësore, pasi u transportuan me ambulancë. Pjesë tjetër po pret autobusin që po vjen nga Korça.


Sipas informacioneve, Mehmeti, Malaj dhe një vajzë tjetër ndodhen në spitalin e Prrenjasit dhe nuk kanë probleme madhore, gjëra të lehta, ndërkohë që grupi tjetër i vajzave po presin që të mbërrijë autobusi nga Korça dhe të kthehen në shtëpi, ndoshta për një vizitë tjetër në spitalin e Korçës. Gjithsesi situata është e mirë dhe këtu duhet të marrim frymë lirisht, pasi nuk ka rrezik për asnjë nga Skënderbeu.


Falë Zotit vajzat janë mirë.


Tashmë ndeshja Tirana-Skënderbeu është anuluar dhe në orët vazhdim do të presim Skënderbeun për të parë nga afër si është situata e grupit të lojtareve.


Forca vajza kampione! Jemi me Ju!


“KORÇA BOOM”




bottom of page