E FUNDIT/ Zjarr në Kolonjë, grupi hetimor në vendngjarje!
- Apr 15, 2025
- 1 min read
Updated: Apr 16, 2025
Kolonjë/Informacion paraprak
Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.
“KORÇA BOOM”
















