top of page

E FUNDIT/ Zyrtarizohet blerja e katërt. Firmos Natalja Mato

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 3
  • 1 min read

Nuk ka të ndalur Pogradeci në volejbolli për femra. Kjo, pasi sot ka ardhur një tjetër zyrtarizim dhe bëhet fjalë për Natalja Mato, volejbolliste që ka firmosur edhe për dy sezone të tjera me Pogradecin.


Kujtojmë që në ditët e mëparshme ishin tre lojtare që kishin firmosur, ndërkohë që vjen edhe zyrtarizimi i katërt, gjë që do të thotë se Pogradeci nuk ka ndërmend të ndalet dhe dëshiron që të mbyllë sa më parë afrimet në skuadër.


Titulli kampion është objektivi i vetëm dhe presidenca nuk do të kursejë asgjë për të ndërtuar një skuadër të madhe.


Ja dhe zyrtarizimi i fundit i klubit liqenor:


ZYRTARE!


Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit për 2 sezonet e tjera sportive, 2025-2026 dhe 2026-2027 me volejbollisten Natalja Mato!


Suksese!


Zyrtarizimet e deritanishme te Pogradeci:

Paola Gjata

Edona Kalludra

Emenuela Ramo

Natalja Mato


“KORÇA BOOM”




bottom of page