E gjen “Korça Boom” / Ardit Nikaj do të jetë pjesë e korçarëve
- Korca Boom
- Jun 24, 2023
- 1 min read

Ka qarkulluar gjatë ditës së sotme një lajm në lidhje me të ardhmen e futbollistit Ardit Nikaj, shkodranit të korçarëve për një largim të tij të mundshëm.
“Korça Boom” është interesuar dhe ka marrë lajmin e vërtetë se Nikaj është nën kontratë dhe do të qëndrojë tek Skënderebu, kjo edhe për atë se stafi me në krye trajnerin Gvozdenoviç ka qënë i kënaqur më paraqitjen e tij edhe pse ka kaluar një periudhë të gjatë dëmtimi, por më pas ai është rikthyer dhe ka luajtur si titullar.
Duket se korçarët duke parë aftësitë e tij nuk kërrkojnë aspak të largojnë një talent të futbollit shqiptar. Por, gjithashtu mësohet se në qoftë se do të ketë ndonjë ofertë nga jashtë shtetit edhe mund të lejohet të largohet. Ajo që ka rëndësi, është fakti se Nikaj ka marrë një notë vazhdimësie nga Skënderbeu.