E gjeti “Korça Boom”, Mario Rabiu te Skënderbeu…!
- Korca Boom
- Jun 22, 2023
- 1 min read
Mediat e bënë ganez, portali ynë gjen nigerianin që vjen te Skënderbeu
Ndërkohë që të gjithë mediat “vrapuan” të thonin që me Skënderbeun do të firmoste një ganez, ka qenë portali ynë “Korça Boom” që gjeti lajmin se nuk do të ishte ganez, por nigerian ai që do të firmoste.
Mario Rabiu do të jetë firma e radhës te Skënderbeu, teksa 23 - vjecari pritet të firmosë nga ora në orë. Mesfushori që ka lindur në Nigeri u tranferua në Itali me Modenën dhe më pas Grosete dhe në këto momente ka qenë pjesë e Viterbese në Serinë C.
Tashmë ky mesfushor do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm për Skënderbeun.
