E kapën me 4.4 gramë kokainë – vendimi që mori gjykata për Marina Farën
- Korca Boom
- Aug 23
- 1 min read
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara, e cila u kap me lëndë narkotike kokainë.
39-vjeçarja u ndalua nga policia pasi iu gjetën 4.4 gramë kokainë të fshehura në portofol. Në deklaratën e dhënë për autoritetet, ajo ka sqaruar se lënda ishte për përdorim personal.
Sipas ligjit shqiptar, sasia maksimale që konsiderohet për përdorim vetjak është 0.3 gramë, çka ka çuar në procedimin penal të saj dhe caktimin e masës së arrestit në banesë nga Gjykata e Tiranës.
“KORÇA BOOM”



















