top of page

E mbani mend: Ali Soue sot kushton 3 milion euro dhe luan në Rusi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 9, 2023
  • 1 min read

Ka qenë golashënuesi i Skënderbeut dhe i superligës shqiptare në vitin 2017 dhe menjëherë pas largimit nga skuadra kampione e Shqipërisë në atë kohë vit pas viti vetëm ka ngjitur shkallët e karrierës së tij.

Bëhet fjalë për Ali Sou, sulmuesin nga Gambia që sot është 30-vjeç dhe po shkëlqen me të gjitha skuadrat që ka luajtur. Kur erdhi në Korçë në vitin 2017 vlera e tij ishte 325 mijë euro, ndërkohë që sot Ali Soue luan në Rusi me Rostov dhe vlen plot 3 milion euro.

Në atë kohë sulmuesi nga Gambia erdhi në huazim nga Kievo dhe padiskutim që shkëlqeu dhe ishte ndër lojtarët e huaj më të mirë. Në vitin 2018 ai u largua për tu rikthyer te Kievo dhe më pas ka luajtu me CSKA-Sofie, Rostov, Ankaraguçu dhe tashmë së fundi është sërish te Rostov.

Të gjithë korçarët padiskutim që nuk e harrojnë këtë sulmues “race”, teksa në atë kohë u shpall edhe golashënuesi më i mirë i superligës dhe u nderua me “këpucën e artë”.

Kjo foto më poshtë i përket atij sezoni fantastik dhe në memorien e të gjithë korçarëve Ali Soue do të mbahet mend gjatë.



bottom of page