top of page

E mbani mend “arushën” e Skënderbeut…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 22, 2023
  • 1 min read

Shpeshherë kemi kujtuar më plot nostalgji dhe me mall më shumë se të madh “Yjet” dhe legjendat e Skënderbeut.

Njëri prej tyre është edhe ai që po kujtojmë në këto momente, Sabjen Lilaj, ose ndryshe siç thirrej nga shokët e skuadrës “arusha”. Padyshim që ka qenë ndër pikat kryesore të Skënderbeut në mesin e fushës dhe i dha shumë bardhekuqve nga viti 2012 deri në vitin 2018.

Skënderbeu ishte i madh në atë kohë se kishte lojtarë të mëdhenj dhe Sabjeni me Bledin në mesin e fushës ishin dy “Yje” që do ti kishte ëndërr çdo skuadër.

Korçari Lilaj, karrierën e tij e nisi te Tirana U-19 dhe më pas kaloi te Tirana, Lokomotiva e Zagrebit për të mbërritur në Korçë te Skënderbeu. Luajti edhe me Kukësin ndeshjet europiane, për të kaluar më pas te Gabala, Ness Ziona, Prishtina dhe së fundi Dinamo.

Një karrierë më shumë se e gjatë sportive për mesfushorin legjendar Sabjen Lilaj, një futbollist që rallë vjen përsa i përket regjimit, shpirtit në fushë dhe marëdhënieve që kishte sa herë kishte topin në këmbë.

Me Skënderbeun e lavdishëm të atyre viteve Sabjeni shkëlqyeu dhe për të gjithë tifozët korçarë nuk do të harrohet asnjëherë.

Faleminderit Sabjen Lilaj për gjithçka që ke dhënë për fanelën bardhekuqe.



bottom of page