E mbani mend këtë njëshin e mesfushës nga Kosova…!?
- Korca Boom
- Jul 15, 2023
- 1 min read
Në tetor mbush plot 33 vjeç, por askush në Korçë nuk ka pr ta harruar. Bëhet fjalë pr futbollistin që shikoni në foto dhe që është Bernard Berisha.
Shatshkurti nga Peja e Kosovës mbërriti te Skënderbeu në vitin 2014, ndërkohë që më parë kishte veshur fanelën e Besës së Kavajës. Qëndroi te Skënderbeu deri në janar të 2016 dhe më pas u shit nga korçarët në Rusi, te Anzhi.
Padiskutim që ka qenë motori i Skënderbeut nga krahët dhe shkëlqeu në të gjitha paraqitjet e tij, duke u kthyer në idhull në qytetin juglindor. Kanë kaluar më shumë se 7 vite që në atë kohë, por tifozët e mbajnë mend si sot, për grintën që kishte Bernard Berisha.
1.65 cm ka qenë Bernardi dhe shkëlqeu edhe në ndeshjet europiane, ndërkohë që ne i themi sot: Faleminderit shumë Bernard Berisha për gjithçka që i dhënë këtij Skënderbeu.
