top of page

E mbani mend Salihin dhe katrahurën që ndodhi në Kukës…!?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 7, 2023
  • 1 min read

Ka qenë fillimi i majit të vitit 2017, ditë kur gjithë korçarët dhe ata që janë pjesë e futbollit u ndjenë të fyer, të vrarë, të ofenduar, të dhunuar.

E mbani mend!?

Ka qenë ndeshja Kukësi-Skënderbeu, ku protagonist u bë Enea Jorgji i famshëm. E mbani mend atë ndeshje? I mbani mend kartonët e kuq që nxorri Jorgji? E mbani mend Hamdi Salihin e famshëm, që u tregua burrë në atë ndeshje dhe ja mori ja grisi në sy Jorgjit, duke treguar se ajo ndeshje ishte katrahurë. E mbani mend që edhe me 9 lojtarë Skënderbeun nuk po e mundte dot Kukësi?

Të gjitha këto pyetje i bëjmë thjesht sa për ti rikujtuar, sepse nuk ka korçar dhe shqipar që se mban mend atë ndeshje të famshme, që i hoqi me pa të drejtë titullin kampion Skënderbeut.

Këtë foto e sjellim për rikujtesë, për të treguar se Skënderbeu ka qenë aq i madh në fushë, sa edhe kur ka qenë me 9 lojtarë nuk e mundte dot kush.

Eh, çfarë ndeshje ka qenë ajo e 2017, ishte më e përfolura e gjithë dekadave të fundit dhe Skënderbeu pavarësisht se nuk e mori dot titullin kampion atë vit, ishte një Skënderbe që nuk kishte Zot që e mundte në kampionatin shqiptar.



bottom of page