E mbani mend!? Skënderbeu dënohet 10 vjet, po Sportingu???
- Korca Boom
- Jul 30, 2023
- 1 min read
Nëse do të hapnim një diskutim më shumë se të madh është kjo ndeshje që shikoni në këtë foto më poshtë.
Skënderbeu mposhti 3-0 Sportingun e Lisbonës në atë ndeshje në “Elbasan Arena” që nuk ka korçar dhe shqiptar që nuk e mban mend.
Kjo ishte një nga ndeshjet që u përfshi në dosjen e UEFA-s si e trukuar dhe Skënderbeu kujtojmë që u dënua me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës.
Deri këtu jemi në rrregull, edhe pse në fakt edhe sot e kësaj dite akoma nuk kemi parë asnjë fakt se përse u dënuan korçarët.
Pyetja lind: Skënderbeu fitoi 3-0 dhe mposhti një skuadër të madhe si Sportingu duke e mposhtur me 3 gola, por si e trukoi Skënderbeu vetë ndeshjen!?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje nuk e jep askujt edhe sot, madje edhe në UEFA, sepse logjikisht nëse bardhekuqtë e kanë trukuar, si e kanë bërë pa “hapur” portën Sportingu.
Në rastin konkret i bie që të dënohej Sportingu i Lisbonës dhe jo Skënderbeu…
Kjo tregon qartë që dënimi i Skënderbeut ishte thjesht një dënim që u mor nën sirtarë dhe pa fakte, sepse ju sollëm këtë ndeshje në kujtesë, ndeshje që as Zoti vetë nuk di ti përgjigjet, përse u dënua Skënderbeu..
Si mendoni???
