E mbyllur: Kristian Keqi te Skënderbeu vjen ditën e …
- Korca Boom
- Jun 24, 2023
- 1 min read
Gjithçka është e mbyllur, Kristian Keqi pranon të vishet bardhekuq dhe vjen në fillim të korrikut në Korçë
Ka qenë “Korça Boom” që ka zbuluar ditën e djeshme se Kristian Keqi do të jetë afrimi më i fundit te Skënderbeu. Dhe në fakt, gjithçka është e mbyllur përsa i përket ardhjes së tij te Skënderbeu. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se sulmuesi që ka luajtur në Maltë në sezonet e fundit ka pranuar të vishet bardhekuq.
Po sipas burimeve pranë lojtarit Keqi do të mbërrijë në qytetin juglindor ditët e para të muajit të ardhshëm dhe rreth datës 3 korrik pritet që të bëhet edhe prezantimi me fanelën bardhekuqe.
Sigurisht që afrimet te Skënderbeu dhe firmat e reja po ndodhin me shpejtësi të madhe, kjo edhe për atë se ditën e hënë bardhekuqtë fillojnë fazën përgatitore, fazë e cila sipas drejtuesve duhet ta gjejë ekipin sa më të mbushur.
