E pranon trajneri Ernest Gjoka: Një kampionat i tillë nuk është parë më parë
- Korca Boom
- Apr 22
- 1 min read
Ky fundsezoni në Superligën shqiptare është ndër më të paparashikueshmit, pasi fatet e katër ekipeve do të mësohen vetëm pas 90 minutave të fundit të kampionatit. Natyrisht, ka edhe gara të tjera të forta, si ajo mes Elbasanit dhe Partizanit për zonën europiane, por padyshim që ndeshjet e fundit në fund të tabelës janë edhe më vendimtare për këto skuadra.
Ka qenë trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, i cili pas përfundimit të javës së parafundit dhe përcaktimit të renditjes provizore, deklaroi: “Një kampionat i tillë, me kaq shumë ngarkesë deri në momentet e fundit, nuk e kam hasur në karrierën time.” Dhe me të drejtë kjo situatë është e paprecedent për futbollin shqiptar.
Por çfarë do të ndodhë? Askush nuk është në gjendje ta parashikojë me saktësi. Ka shumë mundësi të ndryshme, si do të paraqitet Laçi? Si do të dalë Tirana? A do të ketë tolerime nga kundërshtarët? Këto mbeten për t’u parë. Sido që të jetë, një nga këto skuadra rrezikon seriozisht rënien.
Përgjigjja përfundimtare për atë se kush do të largohet nga elita e futbollit shqiptar do të mësohet vetëm pas përballjes mes Bylisit dhe Skënderbeut. Këto janë dy nga ekipet që e kanë fatin në duart e veta për të qëndruar ose jo në Superligë.
"Korça Boom"
