E RËNDË/ Fëmija 2-vjeçar ra nga ballkoni në Kamenicë/ Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
- Korca Boom
- May 22, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij.
Për pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Por Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjarët janë pranë vogëlushit në spital.
“KORÇA BOOM”



















