top of page

E RËNDË/ Në Maliq një person gjendet i vdekur! 53-vjeçari tenton ti japë fund jetës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 13
  • 1 min read

Më datë 12.05.2025, në fshatin Mesmal, Maliq, në vendin e quajtur “Shkëmbi”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. Sh., 76 vjeç.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Më datë 12.05.2025, shtetasi U. Gj., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar pesticide. Aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page