top of page

E RËNDË/ 64-vjeçari në lagjen 11-të në Korçë i nxjerr thikën bashkëshortes. Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Korçë/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale, në një familje.


Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.


Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.


Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



“KORÇA BOOM”



bottom of page