E RËNDË: Ja pse u vetëvar vajza 12-vjeçare! Nga malli për nënën deri te…!
- Korca Boom
- Aug 22, 2023
- 1 min read
Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në këtë të martë të zezë, tronditi gjithë opinionin publik dhe më gjerë.
Ishte vetëm 12-vjeç, vajza nga Buzaishta e Pogradecit, e cila në orën 14:10 është vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë së saj.
Ka qenë gjyshja që ka parë me sytë e saj këtë tmerr.
Burime pranë portalit tonë në familjen që ndodhi gjëma, bëjnë me dije se, vajza vinte nga një familje me prindër të divorcuar, jetonte me babain e saj, njerkën dhe dy fëmijët nga martesa e dytë e babait.
Vajza 12-vjeçare vetëm këtë behar ka takuar mamanë e saj pas 5 vitesh mungese dhe kjo ndoshta solli gjendjen e rëndë psikologjike që e çoi në këtë akt të tmerrshëm për një vajze kaq të vogël.
Në fakt, familja e vajzës nuk ishte aspak problematike dhe ishin të nderuar në fshatin Buzaishtë.
Babai i vajzës ka thënë se i kishte kërkuar së ëmës së 12-vjeçares që ta merrte vajzën, por ajo ka refuzuar.
E mbyllur në vetvete vajza ka shkuar deri në këtë tragjedi të sotme, që jo vetëm erdhi në të martën e zezë, por rëndon gjithë opinionin për këtë akt të kryer vetëm nga një fëmijë.
Ngushëllime familjes. Fjalët janë të tepërta në këtë rast.
