top of page

E RËNDË në Korçë/ Dhunon banesën e motrës. 33-vjeçari thyhen masën “Arrest në shtëpi”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 29
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:


-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. S., banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dhunuar banesën e motrës së tij, me pretendimin se është pronë e tij;


-shpallën në kërkim shtetasin S. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke u larguar nga banesa.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



“KORÇA BOOM”



bottom of page