top of page

E RËNDË NË MALIQ/ Makina humb kontrollin dhe përfundon poshtë urës, 2 të plagosur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14
  • 1 min read

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur të enjten në afërsi të Fshat Maliqit, në aksin rrugor Maliq – Lozhan.


Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se mjeti ka kryer një manovër të gabuar dhe ka përfunduar poshtë urës. Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy persona.


Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ende nuk dihet gjendja e tyre.


Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page