E RËNDË në Maliq/ 36-vjeçarja tenton vetëvrasjen në banesën e saj, zbardhen detajet e para
- Korca Boom
- Oct 9
- 1 min read
Një grua 36-vjeçare nga Maliqi i Korçës ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, e reja me inicialet J.P. është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë shtyrë 36-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.
“KORÇA BOOM”



















