E RRALLË / E para femër në botë që veshi hijab është Nouhaila Benzina
- Korca Boom
- Aug 1, 2023
- 1 min read
Nouhaila Benzina nga Maroku është e para femër në një kampionat botëror që vesh shaminë myslimane në një ndeshje futbolli. Organizata botërore e futbollit FIFA hoqi ndalimin e futbollisteve femra që të mbanin hijabin në një ndeshje futbolli.
Mbrojtësja 25-vjeçare, Benzina është e para femër në histori që e bëri një gjë të tillë në ndeshjet Marok - Kore e Jugut 1-0 përpara dy ditësh. Kampionati botëror është duke u luajtur dhe Maroku ka luajtur dy ndeshje deri tani, duke marrë një fitore dhe një humbje.
Ky kampionat është duke u luajtur në Australi dhe Zelandë të Re.
Benzina është shprehur shumë e lumtur për këtë që ka bërë dhe padyshim që është një rast i rallë që një lojtare të luajë me këtë veshje.
