E TURPSHME/ 34-vjeçari në Kolonjë ngacmon seksualisht 17-vjeçaren
- Korca Boom
- May 29
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
