top of page

E zbuloi “Korça Boom”, Kevin Hysolli i pari që huazohet te Tomori…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Sot në orët e mëngjesit ka qenë portali “Korça Boom” që zbuloi lajmin se katër futbollistë janë gati të huazohen te skuadra të ndryshme, si Tomori, Pogradeci, Burreli, apo edhe ndonjë tjetër.

Ndërkohë në orët e pasdites është konfirmuar lajmi se i pari që ka pranuar të luajë për Tomorin është Kevin Hysolli.

20-vjeçari që është rritur në akademinë e Skënderbeut dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë do të udhëtojë drejt Beratit, ku do të luajë për një sezon.

Tashmë mbetet që pas tij të mësojmë edhe emra të tjerë futbollistësh që do të huazohen dhe padyshim që duke qenë se kanë pak hapësira te Skënderbeu duhet të kenë patjetër minuta në këmbë dhe mundësia për të luajtur në kategorinë e parë, është diçka vërtet shumë pozitive.



bottom of page