top of page

Edhe Helzagu miqësore me Skënderbeun, ja kur luhet…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 19, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që sot janë zbuluar edhe ndeshjet miqësore zyrtare të Skënderbeut, të cilat do të luhen sipas datave që po i bëjmë edhe njëherë publike, në këto momente mësoht edhe lajmi se Skënderbeu do të luajë edhe një ndeshje tjetër testi ndaj Helzag.

Skuadra nga Korça ka arritur të sigurojë këtë test i cili do të luhet të premte dhe do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.

Sipas burimeve pranë skudrës bardhekuqe, duke qenë se Skënderbeu do të luajë të dielë nga ana e vet miqësoren ndaj Dinamos, ndaj Helzag pritet të aktivizohen lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësira dhe do ti shërbejë trajnerit për të parë të gjithë kontigjentin e futbollistëve.


Ja dhe njëherë kalendari i ndeshjeve miqësore:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Helzag - Skënderbeu 21 korrik Ora 19:00

Skënderbeu - Dinamo 23 korrik

Skënderbeu - Malisheva 27 korrik

Skënderbeu - Vora 30 korrik

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht



bottom of page