Edhe Zoti do të jetë me Skënderbeun, kështu beson Marko Ramos
- Korca Boom
- Apr 14
- 1 min read
Marko Ramos, si një besimtar shumë i madh, është i bindur se këtë herë Zoti do të jetë me korçarët edhe në javët e mbetura të kampionatit. Ramos është shumë optimist dhe këtë e ka shprehur në një deklaratë të tij në rrjetet sociale. Sipas Ramosit: “Vazhdojmë bashkë deri në fund të misionit tonë. Me ndihmën e Zotit, ne do të jemi gjithmonë bashkë.”
Korçarët kanë përpara edhe dy sfida që do të jenë vendimtare, jo vetëm për Skënderbeun, por edhe për skuadrat e tjera në garë. Megjithatë, korçarët kanë një avantazh të rëndësishëm, pasi aktualisht ndodhen një ose dy pikë përpara ndjekësve. Në këtë fazë të kampionatit, edhe një pikë mund të bëjë diferencën dhe të vendosë fatin e çdo ekipi.
Skuadra e Skënderbeut po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Egnatias, ndërsa në javën e fundit do të luajnë në Korçë kundër Bylisit. Një fitore në atë ndeshje është jetike, pasi mund të vendosë fatin e të gjithë sezonit. Korçarët jo vetëm që mund, por edhe duhet të festojnë në shtëpi nëse arrijnë të sigurojnë pikët e nevojshme për qëndrimin në elitë.
“KORÇA BOOM”
