Edi Meçollari, i riu pëson atak kardiak/ Ilir Jano shkruan: I paharruar do mbetesh gjithmonë!
- Korca Boom
- Jun 11
- 1 min read
Updated: Jun 12
Korça është zgjuar sot me një tjetër lajm të rëndë. Edi Meçollari, një i ri i njohur dhe i respektuar në qytet, ka ndërruar jetë papritur si pasojë e një ataku kardiak, duke lënë pas dhimbje dhe trishtim të madh tek familja dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku miqtë e tij ndanë mesazhe të ndjera dhe të pabesueshme për humbjen e parakohshme të një djali të mirë, të edukuar dhe plot jetë.
Mes tyre, Ilir Jano shkroi:
“Me shumë dhimbje filloi kjo ditë! Nga një atak i menjëhershëm ndahet nga jeta Edi Meçollari, djalë i ri i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Humbje e madhe për familjen dhe gjithë miqësinë!
Lamtumirë Edi i dashur!
I paharruar do mbetesh gjithmonë!
Ngushëllime familjes!”
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm i një humbjeje të tillë. Këto ditë, disa të rinj kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme në Korçë, duke krijuar një ndjesi të rëndë në opinionin publik dhe në çdo familje që ndjek me tronditje këto ngjarje.
Edi Meçollari do të kujtohet si një djalë i sjellshëm, i dashur dhe i përkushtuar, i cili do të mungojë shumë në jetën e miqve dhe komunitetit.
Ngushëllime të sinqerta familjes Meçollari. U prehsh në paqe, Edi!
“KORÇA BOOM”



















