EDITORIAL Nga Ilir JANO: Tirana “aromë” Skënderbeu brenda
- Korca Boom
- Jul 21, 2023
- 1 min read
Vitet ikin tutje, Panorama Sport e njëjta mbetet!
Në fillim dua të uroj Tiranën për kualifikimin në turin e dytë, për mentalitetin fitues, për lojën e bukur!
E falenderoj Tiranën e futbollit elitar sepse ka dhe "aromë" Skënderbeu brenda ekipit: Kampionët, Tefik Osmani, Orges Shehi, Liridon Latifi!
Lexoni Panorama Sport, gazetën me logon e Birra Korçës në krye...akoma nuk e "honepsin" dot Skënderbeun europian që hynte dy herë në Grupet e UEFA-s.
Një nga skuadrat e grupeve ka qënë dhe Beshiktashi që do ndeshet me Tiranën tonë! Dhe këtë Panoramistët e "HARROJNË" kur shkruajnë se tre pjesëtarë të ekipit të Tiranës kanë luajtur më parë me Beshiktashin...Harrojnë të gjorët të përmëndin që këta futbollistë kanë luajtur me Skënderbeun e madh...edhe sot kur Skënderbeu është larg Europës i tremb këta shkrues të gazetës.
Përse?! As formalisht nuk përmëndet Skënderbeu...!!!
Nejse...pak rëndësi ka kjo...ne korçarët nuk presim ndonjë gjë më shumë nga kjo gazetë...
Tiranës i urojmë suksese...është ekip me mentalitet kampioni dhe me kampionë të mëdhenj brenda vetes!
