top of page

Edukimi shëndetësor i nxënësve nëpërmjet letërsisë nga Erget Cenolli

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Në mjediset e shkollës 9-të vjeçare Belorta, u zhvillua një orë punë me projekt, për kualifikimin 20-të vjeçarit të mësuesit të Gjuhës Shqipe, Erget Cenolli. Tema e kësaj pune ishte: "Edukimi shëndetësor i nxënësve nëpërmjet letërsisë”, organizuar me klasën e shtatë të kësaj shkolle.


Tema kishte në qendër analizën e romanit fantastiko-shkencor, “Lufta për jetën” të dr. Falmur Topit, përshtatur për fëmijë e të rinj, si një libër me vizatime nga dr. Ilir Topi, djali i doktor Flamurit.



Kjo punë ishte konceptuar në disa etapa që fillonin prej javëve të para të vitit shkollor deri në ditën e sotme.


Puna me projekt përfshinte: Leximin dhe analizën e përmbajtjes së veprës, analizën gjuhësore dhe stukturore të tekstit, një dramatizim përshtatur dhe luajtur nga nxënësit e klasës; Lidhja e përmbajtjes me rrethanat shkencore të shkrimit të librit.


Nxënësit ishin ndarë në grupe dhe kishin marrë me shumë seriozitet ndarjen e detyrave. Ata shpalosën me rrjedhshmëri dhe shkathtësi temat dhe nëntemat e tyre, duke realizuar tërësisht qëllimet e kësaj pune me projekt. Në takim merrnin pjesë përfaqësueset e ZVA Korçë- Pustec, zonjat Eralda Banushi dhe Ediola Burda, gjithashtu ishte i pranishëm dhe autori I librit dr. Ilir Topi.


Ata vlerësuan punën e mësuesit dhe të nxënësve. Në përfundim të orës dr Ilir Topi dhuroi disa pako me libra, botime të viteve të fundit, të dr. Flamur Topit.

Erget G Cenolli



“KORÇA BOOM”





 
 
bottom of page