top of page

Egnatia drejt afrimit të mbrojësit të korçarëve– Bisedimet në fazë të avancuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 9, 2025
  • 1 min read

Updated: Jun 10, 2025

Egnatia ka shfaqur interes të fortë për mbrojtësin e majtë Klevis Shaqe, i cili aktualisht është nën kontratë me ekipin e Skënderbeut. Burime pranë klubit bëjnë me dije se bisedimet mes palëve kanë nisur dhe tashmë ndodhen në një fazë të avancuar.


Shaqe shihet si një përforcim i rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa stafi teknik i Egnatias e vlerëson atë për cilësitë fizike dhe eksperiencën në kampionatin vendas. Megjithatë, pengesa kryesore që po vonon finalizimin e marrëveshjes lidhet me aspektin financiar konkretisht me kompensimin që i duhet paguar Skënderbeut, pasi lojtari është ende nën kontratë me klubin korçar.


Nëse palët arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë çështje, kalimi i Shaqes te Egnatia pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.



“KORÇA BOOM”



bottom of page