top of page

Egnatia largohet me kokën lart nga Sllovenia, Olimpija Ljubljana “bën vetëvrasje” në shtëpi nga pika e bardhë e penalltisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 7, 2025
  • 2 min read

Updated: Aug 8, 2025

Egnatia largohet me kokën lart nga Sllovenia. Rrogozhinasit ja kanë dalë t’i marrin një barazim pa gola skuadrës së Olimpija Ljubljanës në fushën e këtyre të fundit në ndeshjet e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.


Në minutën e 21, Pinto tentoi portën me një gjuajtje ballore, por topi shkon në duart e Dajsinanit.


6 minuta më vonë, një harkim nga e djathta gjeti Brest në shtyllën e dytë, por gjuajtja e tij u devijua dhe shkoi jashtë ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Dajsinani.


Në minutën e 41, pas një goditje dënimi, Kojiç gjuajti me kokë, por pa gjetur portën e Egnatias.


Në minutën e fundit të pjesës së parë, vendasit iu afruan golit me një gjuajtje të fortë të Brest nga e majta, por topi shkoi jashtë ngjitur me shtyllën.


Në minutën e 50, erdhi dhe një tentativë e Egnatias me Selmanin i cili gjuajti nga e djathta por gjeti përgjigjen e portierit. Më pas portieri fluturoi mbi traversë nga Bakajoko.


Në minutën e 64, Pinto pasoi për Blanko në të djathtën, por gjuajta e sulmuesit vendas gjeti vetëm rrjetën e jashtme.


3 minuta më pas, gjyqtari akordoi penallti për Olimpijan. Arbitri bëri me shenjë nga pika e bardhë pas një kontakti mes Sotës dhe Tam.


Ky i fundit mori përsipër 11-metësrshin, por gaboi duke çuar topin jashtë portës së mbrojtur nga Dajsinani.


Në minutën e 76, Marin ekzekutoi goditjen e dënimit për sllovenët, por Dajsinani fluturoi dhe devijoi topin mbi traversë.


Në minutën e 90, Egantia mbeti me 10 lojatrë. Fangaj mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Marin dhe mbylli para kohe ndeshjen e tij. 


Kualifikimi mes këtyre 2 ekipeve do të vendoset javën e ardhshme në “Arena Egnatia”, aty ku skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin në fazën “play off” të Ligës së Konferencës.


“KORÇA BOOM”


bottom of page