top of page

Egnatia miqësore luksi me Interin, pas 2 javësh ndaj Skënderbeut…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu, në javën e parë të superligës do të çelë superligën 2023-2024 me një transfertë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase, skuadër që këtë verë mori pjesë në Kupat e Europës.

Do të jetë thjesht ndeshja e parë e sezonit dhe sigurisht që pritet me interes edhe pse u shty për t’u luajtur më 26 gusht.

Ka qenë ekipi i Egnatias, kundërshtarit të Skënderbeut, që ka menduar të zhvillojë miqësore luksi, teksa në fundjavë dhe më konkretisht ditën e dielë do të luajë miqësore me gjigandët e Interit.

Kjo miqësore do të luhet në stadiumin “Paolo Mazza” dhe do të startojë në orën 20:00 të 13 gushtit.

Egnatia pas miqësores që do të luajë më Interin të dielë, thuajse dy javë më vonë do të luajë ndaj Skënderbeut ndeshjen e parë të sezonit.



bottom of page