top of page

Egnatia pas 13 ditësh ndaj Skënderbeut, sot u mposht 4-2 nga gjigandët e Interit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 13, 2023
  • 1 min read

Egnatia e Rrogozhinës që do të përballet me Skënderbeun në ndeshjen hapëse të superligës më 26 gusht, ka humbur 4-2 në Itali ndaj gjigandëve të Interit në një ndeshje ku padyshim rrogozhinasit në fund kanë mbetur shumë të kënaqur me paraqitjen e tyre.

Dy herë kaluan në avantazh rrogozhinasit, teksa mbyllën pjesën e parë në avantazhin 0-1 me gol të Duamena. Në pjesën e dytë Interi barazon shifrat me Barela, ndërkohë që Egnatia shënon sërish në 1-2, me anë të Fernado. Interi shënon edhe dy të tjera me Martinez, ndërkohë që në fund shënon edhe Stabile dhe në këtë mënyrë 4-2 mundet Egnatia në miqësoren e luksit në Itali.

Pas kësaj miqësoreje të madhe Egnatia duhet të mendojë për Skënderbeun, pasi më 26 gusht, ndeshja hapëse do të jetë Egnatia-Skënderbeu, në Rrogozhinë. Sigurisht që për Skënderbeun çdo ndeshje është e vështirë, por edhe korçarët do të luajnë “kartat” e tyre në çdo 90 minutësh dhe rrugëtimi i superligës fillon pikërisht ndaj ekipit që sapo mbylli një miqësore të madhe ndaj Interit.



bottom of page