top of page

Egnatia pret Skënderbeun, ja çfarë historie përballjesh ka mes tyre…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22, 2023
  • 1 min read

Egnatia-Skënderbeu është ndeshja e javës së parë që do të luhet të shtunë në orën 17:00, ndërkohë që përballjet mes këtyre dy ekipeve, janë vetëm 6 në historinë e të dy klubeve.

Madje nga këto 6 përballje 4 kanë qenë për kampiont dhe dy për kupë. Për kupë të gjithë e mbajnë mend fillimin e këtij viti ku Skënderbeu u ndesh dy herë dhe u skualfikua me humbjen 0-1 në Korçë dhe barazimin në Rrogozhinë 1-1.

Përsa i përket superligës, 4 herë janë ndeshur Egnatia dhe Skënderbeu mes tyre, teksa Egnatia ka fituar 2 ndeshje, 1 ka përfunduar në barazim dhe 1 fitore është e Skënderbeut.

Duket se duelet mes këtyre ekipeve nuk prodhojnë shumë gola dhe këtë e tregojnë edhe statistikat.

Më poshtë po ju sjellim të gjitha ndeshjes mes këtyre dy ekipeve dhe shikojini se kur kanë luajtur, rezultatet dhe kush i ka shënuar golat e sfidave mes tyre.

Kjo e shtunë do të sjellë duelin e 7-të historik mes këtyre dy klubeve me njëri-tjetrin.


Përballjet e Egnatias dhe Skënderbeut ndër vite:


27 shtator 2021 Egnatia-Skënderbeu 1-1

Shënues: Pedro 16’ / Berisha 18’

09 dhjetor 2021 Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Mensah 47’, Berisha 87’

19 shkurt 2022 Egnatia-Skënderbeu 2-0

Shënues: Pedro 15’, Laurentino 75’

24 prill 2022 Skënderbeu-Egnatia 0-1

Shënues: Imeri 53’

18 janar 2023 Skënderbeu-Egnaria 0-1 (Kupë)

Shënues: Paulauskas 90+6’

02 shkurt 2023 Egnatia-Skënderbeu 1-1 (Kupë)

Shënues: Medeiros 56’ / Akbekpornu 45+4’ (aut)



bottom of page