Egnatia turpërohet me 5 gola, Drita dhe Shkëndija nderojnë shqiptarët
- Korca Boom
- Jul 15, 2025
- 1 min read
Egnatia është eliminuar në turin e parë të Champions League.
Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, rrogozhinasit u shpërfytyruan në Islandë ndaj Breidablik, ku u mposhtën 5-0.
Humbje e turpshme për kampionët e Shqipërisë, që do të luajnë në kualifikueset e Confernce League.
Drita siguroi një kuakifikim historik. Skuadra nga Gjilani avancoi në turin e dytë, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që do të luajë në këtë tur. Kampionët fituan 3-2 ndaj Differdange pas triumfit 1-0 në ndeshjen e parë.
Në turin e dytë u kualifikua edhe Shkëndija, që mposhti 2-1 ndaj The New Saints, pas shtesave.
“KORÇA BOOM”



















