Ekipet e Prefekturës me sy e veshë te Skënderbeu
- Korca Boom
- Jul 3, 2023
- 1 min read
Janë tre ekipe të Prefekturës së Korçës që pritet të krijojnë ekipet e tyre për sezonin e ri. Pavarësisht se janë në katëgoritë inferiore kërrkojnë që të afrojnë futbollistë cilësorë për të realizuar objektivat e tyre. Konkretisht Pogradeci, Maliqi dhe Devolli, janë ndoshta në garë për të afruar futbollistë, por sipas regullores e kanë të kufizuar numurin e lojtarëve jashtë Prefekturës
Dhe tashmë presin me sy e veshë nga ajo që do të ndodhë tek Skënderbeu dhe kjo lidhet me faktin se cfarë futbollistë do të afrojnë korçarët për këto ekipe.
Në fakt është deklaruar se do të ketë futbollistë të huazuar nga Skënderbeu por duke qënë se janë tre ekipe në garë do të ketë natyrisht një konkurencë.
Mësohet se kanë filluar bisedimet mes drejtuesve dhe trajnerëve të këtyre ekipeve me drejtuesit e Skënderbeut.
