Ekipet shqiptare nisin “shtegëtimin” për Europën
- Korca Boom
- Jun 22, 2023
- 1 min read
Të gjitha ekipet shqiptare që do të luajnë në kompeticionet europiane, kanë nisur ‘zboret” për tu përgatitur. Kështu, ekipi i Partizanit ka udhetuar në drejtim të Pogradecit ku do të qëndrojë deri në fundt të muajit, të kuqtë shfrytëzojnë freskinë e juglindjes dhe kushtet stërvitore i kanë shumë të mira. Tirana do të qëndrojë në Ohër deri më datën 5 Korrik dhe më pas do të këthehet në Tiranë. Por gjatë kësaj kohe do të udhëtojë në Pogradec për të zhvilluar disa miqësore. Egnantia ka fluturuar drejt Turqisë ku do të qëndrojë në Bolu, një orë e gjysëm larg Stambollit.Vllazania është nisur në Bosnjë Hercegovinë, duke menduar më shumë për afrimet pas eksodit të madh të largimeve nga ky ekip.
