EKIPET SPORTIVE/ Gjimnazi "Themistokli Gërmenji" me dy ekipet e volejbollit për femra dhe meshkuj
- Korca Boom
- May 31
- 1 min read
Edhe gjatë këtij viti shkollor ka vazhduar projekti: "Ekipet sportive në shkolla" organizuar nga KOKSH.
Gjimnazi "Themistokli Gërmenji" me dy ekipet e volejbollit për femra dhe meshkuj u përfaqësua në fazat e ndryshme sipas kalendarit të ndeshjeve.
Në fazën e parë, në ndeshjet me ekipet e gjimnazit "Raqi Qirinxhi" skuadrat korrën sukses
Ekipi i femrave me rezultatin 2-1 dhe ekipi i meshkujve 2-0
Në fazën e dytë, në ndeshjet brenda qarkut ekipi i femrave:
Korçë-Devoll 2-0
Korçë-Pogradec 2-0
Ekipi i meshkujve:
Korçë-Devoll 2-0
Korçë-Pogradec 1-2
Në fazën e tretë të zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në këtë fazë ne u përfaqësuam me dinjitet nga ekipi i femrave. Në dy ndeshje vajzat tona korrën fitore të pastra.
Elbasan-Korçë 0-2
Berat-Korçë 0-2
Në fazën e katërt, në ndeshjet gjysmëfinale, ekipi i femrave përfaqësuar nga 15 vajza zhvilloi ndeshje te Klubi shumësportësh salla "Farie Hoti". Ndeshja
Vlorë-Korçë 2-0
Këtu përfundoi udhëtimi përmes sfidash.
Përtej synimeve të dëshiruara të çuara deri në hapin e parafundit, këto veprimtari janë shembuj të rritjes së disafishtë të nxënësve tanë në aspektin njerëzor, në frymën pozitive të grupit, në bashkëpunimin për një qëllim të përbashkët, në përjetimet e gëzimeve të fitoreve, por edhe në përballjen qytetare të humbjes, në zhvillimin e shëndetshëm të fizikut të tyre...
Ne përgëzojmë gjithë nxënësit e ekipeve dhe mësuesen e Edukimit fizik Moza Shahu për përkushtimin dhe pasionin me të cilin punon pareshtur.
“KORÇA BOOM”

