EKSKLUZIVE/ Ja emrat e parë që largohen nga Skënderbeu!
- Korca Boom
- May 1
- 1 min read
Pak ditë pas zbritjes në kategorinë e parë dhe pas keqardhjes së madhe dhe zhgënjimit, tashmë vijnë edhe lajmet e para zyrtare për Skënderbeun e sezonit të ardhshëm.
Një Skënderbe që do të jetë në kategorin e parë, por që klubi bardhekuq konfirmohet që do të ketë një skuadër të madhe të gatshme që brenda sezonit të ringjitet sërish në superligë dhe më pas të mendohet për një Skënderbe edhe më të madh akoma, europian dhe me objektiva madhore.
Gjithsesi në këto momente është portali ynë që konfirmon lajmin se janë dy lojtarët e parë që konfirmohen të larguar përfundimisht nga Skënderbeu.
Joao Felipe është emri i parë që largohet nga Skënderbeu. Futbollisti brazilian që erdhi te Skënderbeu në merkaton dimërore ka prishur me konsensus kontratën me klubin “Skënderbeu” dhe tashmë nuk do të jetë më bardhekuq. Feipe mbylli i pari në këtë mënyrë marrëveshjen me Skënderbeun.
Emri i dytë që largohet nga bardhekuqtë është Liridon Balaj. Futbollisti kosovar që erdhi verën e kaluar te Skënderbeu nga Belgjika dhe, edhe ky ka arritur të prishë me konsensus kontratën me klubin bardhekuq dhe sulmuesi në fjalë nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut në kategorinë e parë.
Felipe dhe Balaj janë dy emrat e parë të larguar, por do të kemi edhe ndonjë largim tjetër, por nuk do të jenë të shumta, pasi shumica e lojtarëve janë nën kontratë me Skënderbeun dhe ky është një lajm që konfirmohet nga burime pranë klubit bardhekuq.
Në orët në vazhdim do t'ju njohim edhe me të rejat e tjera nga Skënderbeu.
“KORÇA BOOM”
