EKSKLUZIVE / Bekim Rexhepi për “Korça Boom”: Do të luaj vetëm jashtë Shqipërisë…!
- Jul 15, 2023
- 1 min read
Ka qenë “Korça Boom” që ka zbuluar pak orë më parë se Bekim Rexhepi nuk kishte asnjë shans të luante me Skënderbeun, pasi merkatoja e bardhekuqve për portën është mbyllur me kohë.
Por, në këto momente në mënyrë ekskluzive “kapakun” e ka vënë vetë Bekim Rexhepi, i cili jo vetëm që ka vërtetuar atë që ka shkruar “Korça Boom”, por më shumë se kaq ka zbuluar edhe atë se ku do të luajë sezonin e ri.
“Nuk do të luaj me asnjë skuadër shqiptare. Do të luaj jashtë Shqipërisë, por se ku, do ta mësoni shumë shpejt.” Kaq mjafton në fjalët e Bekim Rexhepit, për të thënë përfundimisht se aventura e tij në Shqipëri tashmë ka përfunduar.
















